Nintendo dëshiron të sjellë lojën “Legend of Zelda” në App Store

Sipas Wall Street Journal, pas Miitomo, Super Mario Run dhe Fire Emblem Heroes, Nintendo dëshiron të sjellë në Apple Store edhe lojën “Legend of Zelda”. Me lojëra si Miitomo, Super Mario Run dhe Fire Emblem, Nintendo e ka kuptuar se lojërat mobile mund të sjellin fitime të mëdha dhe t’i bëjnë publicitet markës, sidomos tek më të rinjtë.

Ende nuk e dimë se cili version i Zelda do të vijë në App Store por mund ta themi me siguri se të gjitha personazhet e kësaj loje fantastike do të vijnë së shpejti edhe në iPhone. Gjithmon WSJ raporton se Nintendo është duke punuar edhe për një lojë të re Pokemon.