HP Envy 13 një rival i vërtetë i Surface Laptop

Envy vjen me Windows Home të instaluar dhe jo Windows 10 S. Laptopi ofrohet në disa variante sipas çmimeve nga 89- dollar deri në 1,180 dollar.Debutimi më i fundit i HP, laptopi Envy 13 është lojtari më i ri në botën e Surface kur prodhuesit e kompjuterave janë gati për të sfiduar rrezikun e madh: MacBook Air.

Në shitje që nga Qershori, Envy 13 i mungon prekja ekzotike e trupit prej alcantara të laptopit Surface, por nisur nga hardueri që ofron ky produkt është ka një vlerë të çmuar.

Envy vjen me Windows Home të instaluar dhe jo Windows 10 S. Laptopi ofrohet në disa variante sipas çmimeve nga 89- dollar deri në 1,180 dollar.

Hardueri

Duke filluar nga komponentët më bazikë, HP Envy 13 fuqizohet nga një procesor Intel Core i5-7200U me arkitekturën Kaby Lake, 8GB RAM dhe 256GB memorje të brendshme SSD.

Ekrani me prekje 13.3 inç ka rezolucion Full HD 1920x1080p dhe grafika Intel HD 620. Një laptop stylus është i përfshirë.

Me të njëjtin çmim laptopi Surface ofron procesor Core i5 seria e të cilit nuk dihet, 4GB RAM dhe 128GB SSD. Avantazhi i vetëm është ekrani 13.5 inç me rezolucion 2256×1504 piksel.

Envy 13 do të ketë një kartë grafike diskrete si opsion i disponueshëm. Edhe në konektivitet Envy udhëheq me dy porta USB 3.1 Tipi A plus dy porta USB 3.1 Tipi C krahas një porte ekrani dhe një ngarkimi.

Windows 10 Home vs S

Së fundit HP Envy 13 vjen me Windows 10 Home ndërsa laptopi Surface me Windows 10 S, një version i shkurtuar i origjinalit dizajnuar për shkollat. Megjithatë ndërsa studentët nuk e kanë këtë mundësi, të tjerët mund të kalojnë kurdoherë në Windows 10 Pro nga Windows 10 S.