Acer prezantoi një laptop lojërash, një tablet dhe një hibrid

Ekrani 15.6 inç ka rezolucion 1920×1080 ndërsa ngjyra e laptopit të kujton se cili është qëllimi i tij.Muajin e kaluar Acer ofroi disa detaje të Nitro 5 një laptop i cili plotëson nevojat e të pasionuarve të zakonshëm të lojërave. Dizajnuar në konfigurime të ndryshme Nitro 5 fillon nga 799 dollar dhe del në shitje në Korrik.

Laptopi vjen në konfigurim me dy ajrues, disqe të shpejta solide, grafika GeForce 1050 Ti me procesor Intel Core i7 ose AMD Radeon RX500 me gjeneratën e shtatë të AMD A.

Ekrani 15.6 inç ka rezolucion 1920×1080 ndërsa ngjyra e laptopit të kujton se cili është qëllimi i tij.Acer gjithashtu prezantoi Spin 1, një laptop të konvertueshëm. I trashë vetëm 14 mm, laptopi ka ekran me prekje dhe laps Stylus. Ekrani është 11.6 inç me rezolucion 1920×1080 dhe jetëgjatësi baterie prej tetë orësh.

Spin 1 del në shitje në Korrik duke filluar nga 329 dollar.Së fundi vjen linja e tabletëve Android Iconia Tab. Kjo familje tabletësh u dedikohet përdoruesve që shpenzojnë kohë duke konsumuar përmbajtje video apo audio falë ekrani quantum dot dhe katër bokseve.

Iconia Tab 10 është më pak se 10 milimetër i trashë. Nuk ka asnjë detaj lidhur me çmimin e tabletëve. Më shumë detaje pritet të vinë në Computex 2017.