​Acer freskon linjën e laptopave

Kompania Acer njofton se ka freskuar komplet linjën e laptopave të popullarizuar Aspire, duke përfshirë edhe modelet Aspire 1, Aspire 3, Aspire 5 dhe modelin më të fuqishëm Aspire 7, transmeton teknologji.al.
Aspire 1 dhe Aspire 3 janë krijuar për kryerjen e detyrave të përditshme. Ata vijnë me procesor Intel Celeron ose Pentium, prej 12GB memorie deri 64GB eMMC.
Nga ana tjetër, Aspire 5 dhe Aspire 7 vijnë me harduerë të fuqishëm, siç janë procesori Intel Core i7 , kartën grafike Nvidia GeForce GTX 1060, 32GB DDR4 2400MHz memorie deri 512 GB M.2 SSD. Të katër laptopat do të gjenden në shitje nga muaji qershor. Acer Aspire 1 arrin me çmim fillestar 250 euro, Aspire 3 do të kushtojë 400 euro, derisa çmimi i modeleve Aspire 5 dhe Aspire 7 do të kushtojnë 550 dhe 900 euro.