Testohet BMW 5 e re, rezulton të jetë një nga veturat më të sigurta në botë [Video]

Kur bie fjala për veturat më të sigurta në rrugë, veturat luksoze evropiane janë ato që prijnë në këta aspekt, sidomos Mercedes dhe Volvo.

Por çfarë sa i përket BMW-së? Seria 5 e fundit nuk ishte një model mjaft i sigurt. Sipas Institutit të Sigurisë në Rrugë, modeli i mëparshëm F10 i BMW-së nuk rezultoi aq mirë gjatë testimeve, transmeton Indeksonline.

Por, për fat të mirë sedani i ri luksoz nga Bavaria ka kaluar testet nga IIHS, duke bere mbikalimin e duhur në bord, sistem paraprak për parandalimin e aksidenteve me një klasifikim të lartë dhe fenerë në gjendje shumë të mirë.

Seria e re 5, ka fituar çmimin e “Top Safety Pick+” , vlerësimin më të lartë të mundshëm.

E vetmja veturë tjetër luksoze e tipit sedan që ka fituar poashtu “Top Safety Pick+” , është Genesis G80.

Audi A6, Infiniti Q70 dhe Volvo S90 çuditërisht fituan cmimin Top Safety, por pa plus, ndërsa edhe më çuditërisht Mercedes E-Class ka nuk ka fituar asnjëren prej këtyre