Të gjithë ua kanë lakmi: Këta policë vozitin Mustang me 740 kuaj fuqi

Parku i policisë në Riversajd, në Kaliforni, është më i pasur me modelin e fuqishëm Ford Mustang, të cilin për organet e rendit në këtë qytet e ka sjellë kompania Saleen Automotive.
Automobili, me të cilin policët ndjekin kriminelët dhe shkelësit e ligjit, ka motor 5.0 litar V8 me kompresor, i cili siguron 740 kuaj fuqi dhe zhvillon 812 Nm të rrotullimeve maksimale të momentit, transmeton KosovaPress. Automjeti bazohet në Mustangun standard dhe forma Saleen përveç avancimit të motorit, ka modifikuar edhe sistemin e frenimit.Në kompani thonë e bëhet fjalë për njërën nga veturat më të shpejta policore të të gjitha kohërave dhe paralajmërojnë kriminelët se nuk kanë kurrfarë shanse për të ikur nëse ata do të vihen në ndjekje nga patrulla policore. Policët që do të vozitin Ford Mustang kanë kryer një trajnim special shtesë.