Ngiste me mbi 200 kilometra në orë, humbi kontrollin në një gropë të vogël (Video)

Motoçiklisti i paemëruar që po ngiste me mbi 200 kilometra në orë, humbi kontrollin pasi kaloi nëpër një gropë të vogël.

Filmimi e tregon atë teksa i dridhet tërë motoçikleta, ndërsa kalon në shiritin tjetër të autostradës që ndodhet në Teksas të Shteteve të Bashkuara, transmeton Telegrafi.Për fat të mirë, ai ruajti gjakftohtësinë dhe përpara nuk kishte asnjë pengesë, andaj shpëtoi i pa lënduar.

Por, motoçiklisti me helmetë dhe pa asnjë mjet tjetër mbrojtës, nuk pritet të shpëtoi edhe pa u dënuar, pasi lëvizi shumë më shpejtë se që lejohet në atë hapësirë.

Lër një përgjigje

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem shkruani emrin këtu