Mercedes-AMG C43, teknologji e lart dhe më shumë fuqi (Foto)

AMG e ka rritur fuqinë e sedanit C43, që të prodhojë 400 kuajfuqi

Pas ndryshimeve që i bëri te C-Class, Mercedes vendosi të nisë punimet edhe për modelin tjetër që e lanson gjatë vitit që vjen, transmeton Telegrafi. Në shikim të parë, AMG C43, duke se është i njëjt me atë që ishte më parë, por ka një varg dallimesh pozitive dhe shtesave të rëndësishme.Eksterieri konsiderohet të jetë “shumë më i shtrenjtë”, me grill të gjerë që ka prekje argjendi, si dhe kapakun me shiritat e veçanta që i rrisin aerodinamikën. Poshtë kësaj pjese, ndodhet motori me 3.0-litra V6 që prodhon 400 kujfuqi, e cila mundëson shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë për 4.6-sekonda, ndërsa ka shpejtësi maksimale prej 209 kilometrave në orë.

Shoferi ka mundësi të zgjedhë sistemin e vozitjes, nga tri opsione të ndryshme, ndërsa mund të ndihmohet prej ekraneve të mëdha që janë të ndjeshme në prekje. Pjesa e poshtme e timonit është katrore, ka tri nivele të sistemit të ajrosjes dhe karriget kanë disa mundësi të ngrohjes. Modeli AMG C43 prezantohet gjatë panairit të Gjenevës, ndërsa pritet të shpërndahet gjatë fundit të vitit.