Makina me tri rrotë lëvizi pa shofer nëpër autostradë, derisa u përplas në një kamion-cisternë (Video)

Të pranishmit në një autostradë në Indi, kanë filmuar një makinë me tri rrotë që lëvizte pa shofer brenda, derisa nuk u përplas.

Raportohet se ishte në shpejtësi rreth 30 kilometra në orë, teksa shkonte pa kontroll, duke goditur një kamion dhe më pas ndaloi pas një cisterne, transmeton Telegrafi.Nuk dihet se si është nisur makina që shfrytëzohet për bartjen e mallrave, që dyshohet se ka lëvizur në këtë mënyrë për disa qindra metra.

Bazuar në komentet, ata që ishin në motoçikletë dhe po filmonin, dyshohet se kishin rol në vënien në lëvizje. /Telegrafi/