Lëvizjet e mahnitshme të Subaru WRX STI mbi sipërfaqen e ngrirë të liqenit (Video)

Mjafton t’i dëgjohet zhurma e përkryer që lëshon

Subaru Rally Team USA ka vendosur që të vë WRX STI, në shfaqjen e përvitshëm që zhvillohet sipër një liqeni të ngrirë në Wisconsin të Shteteve të Bashkuara, transmeton Telegrafi. Me këtë rast, Subaru tregoi aftësitë e mahnitshme të lëvizjes, përfshirë rrëshqitjen e kontrolluar dhe zënien e kthesave, ndërsa zhurmë të përkryer nga motori i fuqishëm.Hapësira pa asnjë pengesë, u ka mundësuar pilotëve që të tregojnë të gjitha aftësitë që i kanë, pa u frikësuar se mund të përplasen diku. Më poshtë mund ta shihni shfaqjen “Open Ice”, që u shpërnda në një kohë kur prodhuesi japonez Subaru, është në përgatitje për diçka të re. /Telegrafi/