Jaguar lançon makinën e parë elektrike

Jaguar ka zbuluar versionin e prodhimit të SUV-së së tij të parë -tërësisht elektrik duke konkurruar përballë makinave të tjera luksoze të cilat punojnë më elektricitet në kuadër të mbrojtjes së natyrës.

SUV nënkupton ‘sport utility vehicle’.

I-Pace mund të arrijë në 60 mph në 4,5 sekonda dhe ka një distancë prej gati 300 milje me një bateri të ngarkuar plotësisht.

I-Pace është projektuar në Britaninë e Madhe, por do të ndërtohet në Austri.

Ajo do të dalë në shfaqje në garën motorike të Gjenevës më vonë këtë muaj. Parashikohet që vlera të arrijë deri në £ 63,495

Bateria e I-Pace mund të karikohet deri në 85% për vetëm 85 minuta dhe një karikim i plotë i baterisë kërkon 2 orë.

Jaguar Land Rover njoftoi se çdo linjë automjeti që do të lançojë nga 2020 do të ketë një version tërësisht-elektrik ose version hibrid.

BMW po planifikon gjithashtu modele të gjitha elektrike dhe automjete hibride dhe formati i parë elektrik do të lirohet vitin e ardhshëm.

Jaguar deklaroi se modeli I- Pace u frymëzua nga super-makina C-X75, i drejtuar nga zoti Hinx gjatë një ndjekjeje të makinave në filmin Specter të James Bond.

I-Pace është testuar në kushte ekstreme dhe është në gjendje të operojë në minus 40C – 10 gradë më ftohtë se makinat elektrike konvencionale.