Huracan Performante, me aerodinamikë të fuqishme (Video)

Pak para se të lansohet Huracan Performante i ri, Lamborghini ka bërë të ditur aerodinamikën që do ta ketë kjo makinë.Videoja e postuar më poshtë e tregon sistemin e mahnitshëm që e përshpejton lëvizjen e veturës që do ta ketë rivale modelin Porsche 918 Spyder dhe disa vetura nga Volkswageni, transmeton Telegrafi.

Me 631 kuajfuqi, dhe linjat e veçanta, pritet që ky Huracan të ketë shpejtësi të lartë. Mirëpo, nuk bëhet e ditur se kur do të lansohet, apo detaje tjera rreth këtij Lamborghini.