Civic Type R së shpejti në sallonet e shitjes në Evropë

Në prag të shitjes së modelit të ri Civic Type R, Honda paralelisht shënon 25-vjetorin e shenjës së famshme Type R.Në kompaninë japoneze thonë se Type R blerësve do t’iu ofrohet në nivel global.

Mbreti i Nürburgring posedon motor turbo me katër cilindra VTEC, të cilët zhvillojnë 320 kuaj fuqi. Bartja e fuqisë bëhet përmes ndërruesit manual prej gjashtë shpejtësive, ndërsa automobili prej 0 deri 100 km në orë i arrin pas 5,7 sekondash. Shpejtësia maksimale e veturës është 272 km në orë.

Në Honda kanë vendosur për gomat Continental SportContact 6 me dimensione 245/30 R20. Civic Type R është i pajisur me amortizues adaptues, disa programe të punës, drita LED, shtesë karboni në karroceri. Ai do të prodhohet në fabrikat britanike të Honda dhe çmimi fillestar pritet jetë rreth 37.000 euro.

Civic me shenjën Type R i takon gjeneratës së pestë, e cila blerësve do t’iu ofrohet gjatë kësaj vere, transmeton KosovaPress.

Në Honda planifikojnë edhe prodhimin e modelit Civic Type S, me të cilin do të mbushej zbrazëtira ndërmjet modeleve Civic Si dhe Type R.