Bugatti i ka testuar dy Chiron nëpër pistën e garave (Video)

Mbase, në të ardhmen mund të kemi ndonjë Chiron Sport të ri

Momente të tilla nuk shihen shpesh, por ja që mediat që merren me makinat e reja, ia kanë dalë t’i kapin pamjet, kur dy Chiron po testoheshin në Nurburgring të Gjermanisë, transmeton Telegrafi. Meqenëse kjo veturë nuk është aspak e re, nuk dihet pse Bugatti e ka vënë sërish në testim.Por, burime pranë prodhuesit, kanë thënë se mund të jetë ndonjë variant sportiv, që është i fokusuar vetëm për pista. Në anën tjetër, pasi Bugatti Sport u prezantua gjatë marsit të kaluar në Gjenevë, nuk dihet saktësisht për çfarë bëhet fjalë.

Ka gjasa, që të jetë duke u punuar një Chiron Super Sport, po që se merret parasysh se kryesues i ri në Bugatti është Stephan Winklemann, që dikur ishte në krye të Lamborghini dhe Audi Sport. Ai kishte kaluar afro dhjetë vite në Lamborghini, ku dizajnoi të mahnitshmi Gallardo, si dhe pjesë të Aventador dhe Veneno.

Tani që ka dalë nga prodhimi edhe njësia e 100-të e Chiron, besohet se Winkelmann i ka hyrë punës për një Chiron shumë më të avancuar.