Alfa Romeo Giulia QV është një Ferrari me katër dyer që kushton më pak se 100 mijë euro (Video)

Modeli Giulia Quadrifoglio nga prodhuesi italian Alfa Romeo, është vlerësuar lartë dhe po konsiderohet të jetë më i mirë se Ferrari.Madje, ka katër dyer, hapësirë më të madhe, kushton më pak se 100 mijë euro, si dhe ka tingull të mrekullueshëm, transmeton Telegrafi.

Videoja e postuar më poshtë, e tregon nga afër këtë makinë që është lansuar së fundmi, e cila pritet të jetë shumë e kërkuar në treg.

Me çmim prej rreth 70 mijë eurosh, Giulia QV është më e lirë se rivalet BMW M3 dhe Mercedes-AMG C63. /Telegrafi/