“Valbona”, perla e alpeve të Shqipërisë, në dorë të aligatorit Bashkim Ulaj dhe të kumarxhiut Blendi Klosi

Kryeministri ka trashëguar “asetin” më të çmuar të Berishës, pikërisht oligarkun Bashkim Ulaj, i cili po ndërton HEC-e dhe po shkatërron Valbonën e tërë turizmin përreth.Ndaj nuk ia bllokon punimet. Ministri kumarxhi i mjedisit Blendi Klosi paguan kazinotë me “kockat” që i jep Bashkimi pasi Vangjushi që kur e bëri ministër nuk e darovit më

Oligarku Bashkim Ulaj nuk pyet as për protestat e banorëve të Tropojës dhe as për thirrjen e BE, por është i vendosur për të shkatërruar Valbonën dhe gjithë zonën turistike përreth saj.Me lejen e kryeministrit Edi Rama, duke shkelur vendimet e gjykatës së Apelit Administrativ në Tiranë dhe pasi ka paguar gjyqtarët e Tropojës dhe të Shkodrës, ky malësor vatan-vrasës po ndërton HEC-e në Lumin e Valbonës, duke shkaktuar një dëm të pallogaritshëm për këtë zonë.

Aq shumë po mbështetet nga Edi Rama, sa “heshtja” e kryeministrit është përdorur dhe nga gjyqtari i Tropojës për të mos lejuar kompaninë përmbarimore që të bllokonte punimet.

Ndërkohë që bashkë me Ramën kanë heshtur të gjitha shoqatat e mbrojtjes së mjedisit, këta vemje që vetëm rrjepin fonde dhe nuk janë në funksion të pastërtisë mjedisore për të cilat janë ngritur. Madje as lëvizin nga Tirana, por vetëm kanë zënë studiot me radhë pa bërë asgjë.

Mungesën e bllokimit të ndërtimit të HEC-eve në Valbonë, kreu i qeverisë shqiptare e ka justifikuar me faktin se nuk ka asnjë mundësi ligjore të pezullojë këto leje ndërtimi të dhëna nga paraardhësi i tij Berisha, pasi ka penalizime nga shkelja e kontratës.

E vërteta e kulluar është se Rama s’ka as dëshirën më të vogël të bllokojë punimet e ndërtimit të HEC-eve në Valbonë, pasi oligarku Bashkim Ulaj është bërë tashmë miku i tij më i mirë.

Edi Rama pretendon se nuk ka trashëguar shumë gjëra nga Sali Berisha, pasi s’ka pasur asnjë gjë të mirë sipas tij. Por faktet tregojnë se Edi Rama ka trashëguar “asetin” më të çmuar të Berishës, pikërisht oligarkun Bashkim Ulaj.

Nëse Rama do dëshironte ta zbonte Bashkim Ulajn e kompaninë e tij shkatërruese nga Valbona dhe tërë zona turistike e Tropojës, duke i bllokuar ndërtimin e HEC-eve, mjafton të veprojë sipas precedentit të bllokimit të guroreve, mermerit dhe inerteve të Ilir Metës në Malin e Tomorrit.

Duke qënë se Meta po i bënte presion Ramës me marrëveshjen e “detit” dhe i kërkonte pazare të tjera në kurriz jo vetëm të qytetarëve por dhe të Berishës dhe Bashës, Rama jo nga burrëria apo respekti për ligjin dhe institucionet, por ngaqë nuk i pëlqeu pazari, kundër-reagoi.

Kryeministri urdhëroi Blendi Klosin, kumarxhiun-ministër të Turizmit dhe Mjedisit që të bënte një “studim” dhe të shpallte firmat e interteve, guroreve dhe mermerit në Malin e Tomorrit si “kancer” të turizmit në këtë zonë, t’u hiqte lejen mjedisore dhe të operonte me veprime të tjera bllokuese.

Dhe kur këto nuk bënë punë pasi kompanitë vijuan aktivitetin, për të mbrojtur zonën turistike, me një vendim qeverie shpalli gjithë Malin e Tomorrit, pra dhe zonën ku kompanitë e Metës ushtronin aktivitetin e tyre, Park Kombëtar.Me botimin në fletoren zyrtare, Parku Kombëtar i Malit të Tomorrit u shpall zonë e mbrojtur dhe tani aty, jo më kompanitë e interteve, guroreve dhe mermerit të Ilir Metës por as “miza” s’lëviz.

Aq sa dhe vetë Presidenti u detyrua gjithë verën dhe vjeshtën, herë me Monën e herë pa të, të kërkonte burime të reja biznesi në Alpet e Shqipërisë, Malësinë e Gjakovës dhe Rugovë.

Pikërisht sipas këtij precedenti, Rama mund të veprojë edhe në Valbonë.

Ndërprerja e punimeve për HEC-t në Valbonë është kërkuar dhe nga Bashkimi Eurpoian, përpos banorëve të kësaj zone dhe Rama e ka shumë të lehtë të gjejë hapësirën ligjore dhe justifikimin.

Por Rama nuk e ka në mendje këtë gjë pasi “arkëtari” i Berishës Bashkim Ulaj është bërë miku i tij më i mirë. Gojët e liga thonë se Ramën me Bashkimin i bëri miq Rexhep Qosja. Se Bashkimin e kanë “mik” të gjithë..

Sa për Blend parazitin, ai ka gjetë derman se Bashkimi i paguan kazinotë dhe kaq. Kishte kohë që e vuante këtë siklet, se Vangjushi që kur e bëri ministër nuk ia jep më rrogën./Pamfleti