A e dini se çka dëshirojnë të gjithë meshkujt në krevat

Që në fillim thjesht do t’ju sqarojmë se si nuk i nxisin femrat të bëjnë vetëm ato gjëra që i dëshirojnë meshkujt, por thjesht po ju sjellim një listë gjërash të cilat i dëshiron çdo mashkull – nga perspektiva mashkullore.
Besoni ose jo, ata në esencë të gjithë janë shumë të thjeshtë. Nuk u kushtojnë rëndësi se a keni veshur veshje të brendshme të zeza me dantella apo atij celuliti që ju është krijuar në vithe. Meshkujt ,kërkojnë vetëm krevatin. Por në fakt e vërteta rreth preferencave seksuale është shumë më e ndërlikuar dhe atë, ndoshta kurrë, mos prisni ta dëgjoni nga buzët e meshkujve. Ja dëshirat më të zakonshme seksuale që mundojnë vazhdimisht mendjen mashkullore.

Flisni fjalë të pista
Ndonjëherë vetëm të bërit seks nuk mjafton, kështu që ju duhet të gjeni mënyrën sesi ta ndizni më shumë situatën. Nuk ka gjë më eksituese për një mashkull nëse i pëshpëritni gjatë kohës që kryeni marrëdhënie dhe e siguroni që gjithçka po shkon mirë. Nuk është e nevojshme të tregosh çdo gjë që po ndodh, por do të habiteshe me efektin që kanë disa fjalë të pista në momentin e duhur. Përse kjo gjë i eksiton meshkujt?” Për shkak se edhe ata duan të flasin fjalë të pista, ndërkaq kur këtë gjë e bën partnerja e tyre, kënaqësia nuk ka fund. Bisedat e tilla, mund të shtojnë afshin e dyanshëm.

Merrni ju situatën në dorë
Ka pak gjëra më seksi se një vajzë e cila e di çfarë do, dhe ka mënyra të ndryshme për t’ia komunikuar këtë një djali. Nuk ka nevojë të nxjerrësh kamxhikun e çizmet e lëkurës për t’u treguar shefja (por edhe mundesh). Mund të jetë diçka kaq e thjeshtë sa ta shtysh lehtë në krevat e të vendosësh krahët rreth nesh ndërkohë që ti je sipër. Të marrësh kontrollin për të përcaktuar pozicionin e radhës është gjithashtu shumë seksi. Si fjalët e “pista” , s’ka pse të jetë diçka e komplikuar ose e ndyrë.

Ndizni motorët
Dhe kjo gjë do të thotë që të filloni ta prekni në vendet më delikate. E kuptuat se ku?

Propozoni poza të reja
Ndonjëherë duhet të jeni ju që e dëshironi më shumë seksin. Mos ngurroni apo mos keni turp t’i kërkosh atij gjëra që nuk i keni provuar më parë. Meshkujve iu pëlqen shumë kur i “sfidoni”. Kur ka një pozicion të ri që dëshironi ta provoni, ju lutem bëjeni. Mund të jetë diçka kreative, seks që përfshin vaskën, kremin e ëmbëlsirave, ose lëvizje të vjetra të përziera me të reja. Një misionar ndryshe etj. Mos u shqetësoni nëse pozicioni “nuk funksionon” për të dy. Është diçka eksituese të dish se ka diçka që do ta provosh.

Bëjini surpriza
Femrat duan të kenë një orgazëm ku të gjitha pjesët e trupit stimulohen në të njëjtën kohë. E pranojmë, disa djem mund të sikletosen nëse nxirrni vibratorët nga sirtari në mes të seksit. Por të provosh ndonjë gjë të re për ta bërë më pikante eksperiencën, nuk është kurrë ide e keqe. Mund ta bësh seksin surprizë, nëpër shkallë ose në ndonjë vend papritur, hidhju partnerit dhe ktheje në një pozicion seksi. Momente të tilla, ku nuk mund ta kontrolloni veten, janë vërtet të vlerësuara. Mund të prezantoni kostume të reja, lubrifikantë, lodra dhe role të ndryshme. Thjesht kini parasysh se disa gjëra mund t’i sikletosin njerëzit, mundohuni të dini se çfarë pëlqen djali, para se të shfaqeni me kostumin e murgeshës seksi.

Lejoni t’ju shikojë
Stimulimi vizual i bën të çmenden djemtë. Të zgjedhësh një pozicion mbrapsht, ku ata mund të shohin tamam se çfarë po ndodh, është shumë eksituese. Një alternativë e kësaj, mund të jetë çdo pozicion përpara një pasqyre të madhe ku mund të shohim ç’do gjë. Nëse ndjehesh kurajoze, lërë partnerin të të shohë teksa prek veten. Por nëse do ta çmendësh, mos e lejo të të puthë ose prekë gjatë kësaj kohe, kështu që do karikohet pa masë. Kjo ka vlerën dhe për t’i treguar se çfarë të eksiton, dhe mënyrën se si të të prekë dhe ai.