Vodafone humbje prej 6.1 miliard Eurosh, numëron 268 milion abonentë

Përgjatë 12 muajve të fundit kompania ka gjeneruar 47.6 miliard Euro të ardhura, një rënie me 4.4% krahasuar me një vit më parë.
Gjigandi Britanik i telekomunikacionit Vodafone Group raportoi një humbje prej 6.1 miliard Eurosh për tre mujorin e parë fiskal i mbyllur më 31 Mars.

Përgjatë 12 muajve të fundit kompania ka gjeneruar 47.6 miliard Euro të ardhura, një rënie me 4.4% krahasuar me një vit më parë.

Në fund të Marsit Vodafone Group kishte 268 milion abonentë në mbarë botën, një rritje e vogël nga 264 milion një vit më parë. Vetëm në Evropë Vodafone ka 115 milion abonentë.

Sa i përket internetin broadband, Vodafone raportoi 14.7 milion abonentë, një tjetër rritje krahasuar me 13.4 milion një vit më parë. Humbja prej 6.1 miliard Eurosh erdhi si rezultat i problemeve në Indi vitin e kaluar ku humbi 3.7 miliard Euro.

Në Shqipëri Vodafone është operatori më i madh celular në vend me afro 1.7 milion abonentë.