Vendos reklama në aplikacionin Settings, Xiaomi e pranon

Një përdorues i Reddit shfaqi kohët e fundit zhgënjimin e tij për rritjen e shpeshtësisë së reklamave që shfaqen në aplikacionet e MIIA të Xiaomit, duke përfshirë aplikacionin muzikor dhe madje edhe menunë e cilësimeve. Xiaomi, shitësi i katërt më i madh në botë i smartfonëve, ka tërhequr një vëmendje të padëshiruar për përdorimin e reklamave gjatë gjithë përvojës së softuerit të saj Android, i quajtur MIUI.

Një përdorues i Reddit shfaqi kohët e fundit zhgënjimin e tij për rritjen e shpeshtësisë së reklamave që shfaqen në aplikacionet e MIUI të Xiaomit, duke përfshirë aplikacionin muzikor dhe madje edhe menunë e cilësimeve.

Xiaomi rrezikon të largojë përdoruesit nëse nuk arrin të përmbushë qëllimin e reklamave.

Përdoruesi në fjalë i Reddit vuri në dukje se ka çaktivizuar opsionin e ashtuquajtur Rekomandime që nxjerr këto reklama, megjithatë kjo nuk e ka penguar shfaqjen e tyre. Xiaomi nuk është i vetmi shkelës reklamash në platformën Android.

Samsung ka shfaqur probleme për këto situata me përdoruesit e tij. Amazon mund të jetë e vetmja kompani që ka qasjen e duhur në lidhje me këtë: shet telefonat me një çmim të caktuar dhe u jep përdoruesve mundësinë për të paguar më shumë për të shmangur këto reklama.