Twitter duke zhvilluar një funksion të ri për publikimin e videove

Në muajt e fundit Twitter ka prezantuar disa ndryshime në platformë të cilat synonin të përmirësonin eksperiencën e përdoruesit.Twitter është duke zhvilluar një mjet i cili do ta bëjë më të lehtë publikimin e videove sipas Bloomberg. Kompania e medias social do të vërë në jetë stilit e Snapchat duke eleminuar nevojën e regjistrimit të videos në një aplikacion më vete raportoi Bloomberg.

As dizajni e as koha e debutimit nuk është përcaktuar ende sipas raportit.

Snapchat u bë një prej rrjeteve social me rritjen më të shpejtë kur prezantoi aplikacionin i cili kishte në fokus kamerën dhe përdoruesit mund të realizonin foto dhe video në pak sekonda.

Snapchat është ende i vetmi aplikacion i medias social që hap direkt kamerën. Në muajt e fundit Twitter ka prezantuar disa ndryshime në platformë të cilat synonin të përmirësonin eksperiencën e përdoruesit.

Dyfishoi numrin e karaktereve dhe prezantoi veçorinë “Threads” ku përdoruesit mund të publikonin disa cicërima njëherazi. /PCWorld Albanian