Tesla po shkon drejt fundosjes parashikon ish ekzekutivi i General Motors

Lutz tha se Tesla ka një hemorragji lekësh dhe në të njëjtën kohë konkurrenca nga Audi, Mercedes, BMW dhe Porsche po rritet.CEO i Tesla është i këndshëm por nuk ja ka idenë se si të drejtojë një kompani prodhimi makinash.

Kështu u shpreh ishte zëvendës kryetari i bordit pranë General Motors ditën e sotme.

“Ata nuk kanë për të bërë kurrë para me Modelin 3 sepse kostot janë tejet të larta. Me 9,000 punonjës ai prodhon më pak se 150,000 makina në vit. E gjitha kjo nuk të lë shije të mirë. Është një kompani automobilash që po shkon drejt varrit,” tha Bob Lutz.

Lutz tha se Tesla ka një hemorragji lekësh dhe në të njëjtën kohë konkurrenca nga Audi, Mercedes, BMW dhe Porsche po rritet.

Sipas tij këta prodhues që humbasin para me makinat elektrik i kompensojnë me shitjet e makinave me motorët me djegie të brendshme.

Ish ekzekutivi i General Motors ka qenë një kritik i ashpër i Musk dhe Tesla.