Telegram urdhërohet ti dorëzojë çelësat e enkriptimit autoriteteve Ruse

Aplikacioni numëron mbi 100 milion përdorues dhe është lavdëruar vazhdimisht për sigurinë dhe privatësinë që karakterizon shërbimin.Një gjykatë e lartë në Rusi kërkoi nga aplikacioni i komunikimit Telegram të dorëzojë çelësat e enkriptimit pranë autoriteteve Ruse.

Telegram, themeluar nga sipërmarrësit Rus Pavel Durov, ka luftuar përpjekjet e FBS, agjencisë Ruse të sigurisë e njohur më parë si KGB, e cila vitin e kaluar kishte kërkuar nga kompania çelësat privatë të enkriptimit.

Kompania refuzoi ndërsa gjykata supreme i dha goditjen e radhës shërbimit të njohur.

Jo vetëm që u urdhërua të dorëzonte çelësat e enkriptimit brenda 15 ditëve, por gjithashtu u gjobit. Nëse kompania refuzon, shërbimi do të bllokohet në Rusi.

Durov përmes një cicërime në Twitter shprehej: “Kërcënimet me bllokim të Telegram nëse nuk dorëzojmë çelësat e enkriptimit nuk kanë për të funksionuar. Telegram do të qëndrojë përherë në krah të lirisë dhe privatësisë.”

Aplikacioni numëron mbi 100 milion përdorues dhe është lavdëruar vazhdimisht për sigurinë dhe privatësinë që karakterizon shërbimin.

Por është kritikuar për ruajtjen e çelësave të enkriptimit brenda infrastrukturës së kompanisë. Aplikacionet si WhatsApp dhe Signal gjithashtu kanë enkriptim fundor por çelësat ruhen tek përdoruesi. /PCWorld Albanian