Të gjitha kanalet e Youtube tashmë mund të vendosin reklama që nuk anashkalohen

YouTube gjithashtu po shton një mjet për t’i lejuar krijuesit që të shtojnë ose heqin këto reklama dhe për të ndjekur angazhimin e publikut dhe rrjedhën e të ardhurave nga videot që përfshijnë ato lloje të reklamave.YouTube po zgjeron në platformën e saj reklamat që nuk mund të anashkalohen. Sot, kompania njoftoi se të gjithë krijuesit që tashmë mund të fitojnë para nga përmbajtja në YouTube së shpejti do të jenë në gjendje të aktivizojnë reklama që nuk mund të anashkalohen në të gjitha videot.

Ndryshimi fillon javën e ardhshme dhe krijuesit do të marrin një njoftim për këtë.

Shpesh reklamuesit i paguajnë krijuesit më shumë për reklamat që nuk mund të anashkalohen, kështu që kjo mund të jetë një mënyrë për YouTube që të inkurajojë krijuesit që të qëndrojnë në platformën e saj dhe të prodhojnë më shumë përmbajtje.

Nëse një krijues krijon reklama të paanashkalueshme, edhe videot e publikuara më parë në kanalin e tyre do të jenë në gjendje t’i përdorin ato.

YouTube gjithashtu po shton një mjet për t’i lejuar krijuesit që të shtojnë ose heqin këto reklama dhe për të ndjekur angazhimin e publikut dhe rrjedhën e të ardhurave nga videot që përfshijnë ato lloje të reklamave.

Ndërkohë, ndryshimet nënkuptojnë më shumë reklama të tilla në platformë, pasi YouTube ka kufizuar kohën e këtyre reklamave në 20 sekonda – si pasojë e një ndryshimi të ri të rregullave në Janar.