Tani mund të dërgoni e-mail konfidencial dhe të vet-shkatërrueshëm në Gmail

Përdoruesit e Android dhe iOS tani janë në gjendje të përdorin modalitetin e ri konfidencial të Gmail. Kjo do të thotë që nëse doni të dërgoni informata të ndjeshme përmes postës elektronike, do të jeni në gjendje ta bëni këtë me siguri shtesë.

Mesazhet e dërguara me ‘Gmail Confidential Mode’ mund të vijnë me datat e skadimit, aftësinë për të hequr qasjen, si dhe kufizime. Këto i referohen pamundësisë së marrësit për të kopjuar, të ridërgojnë e-mailin, të shkarkojnë ose të printojnë përmbajtjen.Megjithatë, marrja e ‘screenshots’ lejohet ende.

Nëse dëshironi të përdorni modalitetin e ri konfidencial, së pari duhet të siguroheni që keni instaluar aplikacionin më të fundit të Gmail. Pastaj duhet të klikoni ‘Compose’, shtypni ‘More’ dhe zgjidhni ‘Confidential Mode’.

Pasi të keni bërë këtë, do të keni mundësi të vendosni kodet, kufizimet dhe opsionet e tjera për të mbajtur email-in dhe përmbajtjen e tij të sigurt.

Mund të lexoni më shumë rreth modalitetit konfidencial të Gmail në Google.