Si po na përgjon Facebook, dhe çfarë mund të bëjmë për ta limituar

Ju ka ndodhur ndonjëherë të shprehni një dëshirë për një lloj produkti të caktuar me zë të lartë, dhe më pas ta shihni teksa reklamohet në homepage-n tuaj të Facebook? Gjasat janë që kjo na ka ndodhur të gjithëve, të paktën njëherë në jetë ndërsa natyrshëm i kemi bërë vetes pyetjen: a po na përgjon facebook? Disa teori konspirative kanë hapur fjalë se Facebook përdor mikrofonat në paisjet tona teknologjike për të marr informacionet e nevojshme. Këto zëra janë hedhur poshtë nga drejtuesit e këtyre rrjeteve sociale ndërsa edhe qeveria betohet se një gjë e tillë nuk është e mundur.

Gazetarja Joanna Stern ka kontaktuar disa ish-punonjës të Facebook për të marrë disa informacione në lidhje me pjesën e përgjimeve. Reklamat janë bërë një pjesë shumë e rëndësishme e rrjeteve sociale, ndërsa punonjësit e marketingut janë kthyer në spiunë të përditshmërisë tonë. Ne duhet të kuptojmë funksionin e këtyre gjerave, si edhe çfarë duhet të bëjmë për ti limituar ata. I gjithë sekreti ndodhet në aktivizimin e vendndodhjes tuaj. Nëse ju e keni të aktivizuar këtë opsion, Facebook menjëherë përfiton nga vendi ku ju ndodheni për të reklamuar bizneset që janë në atë zonë.

Nëse nuk doni që të merrni reklama nga kjo mënyrë veproni kështu: Settings > Account Settings > Location and turn off location tracking. Disable location history, too.

Një tjetër mënyrë me anë të së cilës rrjetet sociale përfitojnë janë aplikacionet. Kur ju shkarkoni një të tillë, në faqet tuaja do të shfaqen reklama të cilat kanë lidhje me to. Por Apple ofron një mënyrë me anë të së cilës mund të limitoni reklamat.

Për iOS: Settings > Privacy > Advertising > switch on Limit Ad Tracking

Për Android: Settings > Google > Ads > Opt out of Ads Personalization.

Gjithashtu Facebook njeh mirë edhe atë çfarë ju kërkoni në google. Kjo pasi merr informacione në lidhje me historikun tuaj, dhe kjo e bën më të thjeshtë identifikimin e interesave tuaja për t’ju paraqitur më pas reklamën e përshtatshme. Si të veproni për ta limituar?

Facebook, go to Settings > Account Settings > Ads > Ad Settings and turn off all the settings on that page.

Por mos harroni që Facebook e ka të thjeshtë të marrë informacione edhe nga aktiviteti juaj në këto rrjete sociale. Çfarë kërkoni çdo ditë, njerëzit me të cilët komunikoni, kjo është mënyra më e thjeshtë për të qenë pranë interesave tuaja. Nuk ka asnjë mënyrë e cila mund ta parandalojë plotësisht të gjithën këtë. E vetmja gjë që kemi në dorë është të limitojmë informacionin që ata marrin prej nesh, ndërsa mënyrat janë ato si më sipër./Opinion.al