Së shpejti integrimi i Cortana në Microsoft Outlook

Popular apps are seen on an iPhone on 10 May, 2017. Recenlty Apple has announced it has been working with Microsoft to bring its music app iTunes to the Windows Store. (Photo by Jaap Arriens/NurPhoto via Getty Images)

Me integrimin e Cortana, përdoruesit mund të dëgjojnë dhe tu përgjigjen e-mail-eve me zërin e tyre.
Gradualisht Microsoft ka përmirësuar asistentin virtual Cortana duke integruar inteligjencën e e-mail-it por jo drejtpërdrejte në Outlook.

Kjo pritet të ndryshojë së shpejti. Burime të afërta me planet e Microsoft Outlook, thonë se kompania është duke testuar Cortanan në Outlook për iOS dhe Android.

Me integrimin e Cortana, përdoruesit mund të dëgjojnë dhe tu përgjigjen e-mail-eve me zërin e tyre.

Diçka e tillë do të jetë shumë e dobishme gjatë drejtimit të makinës. Raportohet se Microsoft me integrimin e Cortana do të mundësojë leximin e mesazheve me audio përmes Bluetooth të makinës.

Aktualisht testimet janë të brendshme dhe deri tani përshtypjet kanë qenë pozitive