Rritja e kapaciteteve dhe privatësisë premtojnë një të ardhme të ndritur për Bitcoin

Mund të shihet edhe si një zgjerim kapaciteti. Disa prej zinxhirëve që duhen mbajtur në konsideratë janë Rootstock, Liquid Network dhe Drive.E ardhmja e Bitcoin do të bëhet më interesante. Këtë vit, si dhe vitet e ardhshme, priten shumë ndryshime teknike.

Të gjitha këto zhvillime, sidomos ato në zgjerimin e kapaciteteve, do të kenë një impakt pozitiv në çmimin e monedhës kriptografike në një periudhë afatgjatë.

Rritja e kapaciteteve

Shumica e përdoruesve të monedhave kriptografike kanë parë me skepticizëm mungesën e kapaciteteve të përpunimit të transaksioneve të Bitcoin.

Kjo mungesë kapaciteti ishte normale për sa kohë monedha nuk ishte aq tërheqëse për njerëzit. Sasia e transaksioneve që përpunoheshin çdo ditë ishte kolosale por edhe kostoja e tyre është rritur.

Hapi i parë në procesin e përmirësimit të kapaciteve të bitcoin quhet SegWit.

Përveç zgjerimit, bitcoin do të fitojë terren edhe në privatësi. Një zhvillim që po ndiqet me kujdes janë nënshkrimet Schnorr. Ato do të përmirësojnë efikasitetin dhe rrisin privatësinë e transaksioneve multisig.

Duke maskuar nënshkrimet origjinale, efektivisht do të reduktohet madhësia e transaksioneve multisig në tërësi.

Megjithatë kjo sjell dy probleme më vete për monedhën kriptografike më të madhe në botë. Kjo zgjidhje do të reduktonte bandwidth-in e rrjetit bitcoin.

Përveç kësaj, bitcoin do të ndiqet nga implementimi i Bulletproofs. Është një tjetër funksion që do të rrisë privatësinë duke eliminuar nevojën për trustet mes shumë palëve. Është e mundur që kjo të ulë kostot e transaksioneve.

Edhe pse nuk shihet si një zhvillim i domosdoshëm, ende përbën një hap të madh përpara për bitcoin.

Të gjitha këto që përmendën më lart nuk kanë një afat të caktuar për realizimin e tyre dhe ky është një problem.

Sidechains

Një tjetër pikë e fortë e Bitcoin është “Sidechains.” Këto blockchain-e shtesë bën të mundur lidhjen e projekteve të tjera me bitcoin.

Kjo metodë krijon mundësi të shumta për të gjitha monedhat e përfshira. Zinxhirë të ndryshëm mund të kenë rregulla dhe funksione të ndryshme por të qëndrojnë të lidhur me bitcoin.

Mund të shihet edhe si një zgjerim kapaciteti. Disa prej zinxhirëve që duhen mbajtur në konsideratë janë Rootstock, Liquid Network dhe Drive.

Të gjithë këto projekte sjellin potencial për bitcoin dhe çmim vetëm do të rritet.

Nëse shohim nga një këndvështrim më i gjerë, e ardhmja duket premtuese për bitcoin. Zgjidhja e problemeve të kapacitetit dhe zgjerimit, funksionet shtesë të privatësisë dhe funksione të tjera që po vinë janë sinjale inkurajuese.

Bitcoin e pret një e ardhme e ndritur dhe askush nuk mund tja mohojë