Qualcomm prezanton modulet e reja 5G mmWave për telefonët

mmWave është një arritje e madhe për Qualcomm. I cilësuar si i vështirë për tu realizuar në një pajisje mobile, implementimi i mmWave shihet si arritje për shkak të sfidave me materialet përbërëse, dizajnin industrial, nxehtësinë dhe kërkesa nga rregullatorët për fuqinë e radioaktivitetit.Duhen kombinuar shumë pjesë së bashku për të vënë në funksion rrjetin 5G në një telefon celular, si përcaktimi i standardeve, modemët e rinj që duhen zhvilluar dhe hardueri i duhur për antenat celulare.

Qualcomm është një prej kontributorëve kryesorë në këtë drejtim dhe me prezantimin e moduleve të reja të antenave QTM052 mmWave, kompania ka bërë një hap madhor drejt 5G-së.

Modulet janë dizajnuar për të funksionuar me modemin Snapdragon X50 5G.

Antenat mmWave mund të përdoret në bandat 26.5-29.5 GHz, 27.5-28.35 GHz, ose 37-40 GHz, ndërsa për bandat nën 6 Ghz moduli funksionon në 3.3-4.2 GHz, 3.3-3.8 GHz, ose 4.4-5.0 GHz.

mmWave është një arritje e madhe për Qualcomm. I cilësuar si i vështirë për tu realizuar në një pajisje mobile, implementimi i mmWave shihet si arritje për shkak të sfidave me materialet përbërëse, dizajnin industrial, nxehtësinë dhe kërkesa nga rregullatorët për fuqinë e radioaktivitetit.

Pasi zgjodhën sfidat inxhinierike, Qualcomm dhe inxhinierët e tij panë potencial për rrjetet 5G.

Për të ofruar shpejtësi të larta interneti, QTM 052 përdor bandat 800Mhz. Nga ana tjetër në zonat me popullsi më pak të dendur do të prëdoren modulët QPM5650, QPM5651 dhe QDM5650.

Modulet e reja do të shfaqen në telefonët e parë 5G vitin e ardhshën.