Protagonisiti i ‘Who Am I’ në Konferencën e ‘Cyber Security & Privacy’

Për herë të parë në Kosovë në Konferencën më të madhe në Ballkan për Siguri Kibernetike, do të jetë prezent protagonisti i filmit të huaj hollywoodian ‘Who Am I’, Benjamin Kunz Mejr, film ky i cili në qendër ka një grup të hakerave në Berlin të orientuar drejt famës botërore.

Protagonisti kryesor i këtij filmi që do të jetë i ftuar në kuadër të ditës së parë më 24 janar, i cili është mjaft të dashur për të gjithë të pasionuarit e teknologjisë e sidomos të hakerave do të flet se sa atraktive është të jesh në top 5 hakerët e botës.Do të jetë nder dhe kënaqësi për të gjithë pjesëmarrësit ta kemi të ftuar Benjamin Kunzin, me një profil mjaft të pasur në botën e teknologjisë, i cilësuar si specialist i sigurisë në fushën e teknologjisë, ku kërkimet në fushën e tij përfshijnë dobësitë në sistemet kompjuterike, shpërblimet e gabimeve, sigurinë e pagesave elektronike si dhe mbrojtjen e privatsisë.

Mejri është i njohur për zbulimin e dobësive të reja dhe për t’i bërë ato sa më transparente për publikun.