Për herë të parë në Shqipëri vinë Sesionet Rajonale të Parlamentit Rinor Evropian

Ky sesion vjen pas shumë të tjerave organizuar dhe zhvilluar nga EYP në Shqipëri dhe më gjerë ku tani është radha e kryeqytetit.
Nga data 15-18 Mars do të mbahet Tirana 2019, Sesioni i Dytë Rajonal i Parlamentit Rinor Evropian Shqiptar.Ky sesion vjen pas shumë të tjerave organizuar në mbarë Evropën ndërsa në Shqipëri zhvillohen nga EYP Albania ku tani është radha e kryeqytetit dhe ICTSlab dhe ICTAwards janë partnerë.

Pjesë e këtij aktiviteti me të rinj nga gjithë Evropa do të jetë edhe një takim pranë ICTSlab, qendrës më të re të kreativitetit dhe inovacionit në Tiranë.

Sesioni i Parë Rajonal i EYP Albania do të mbahet në Vlorë në datat 22-25 Shkurt dhe është i pari që organizohet në Shqipëri me temën “Shkëmbimi i Strehimit”.

Këto sesione ku ftohet rinia shqiptare të bëhet pjesë, janë një parlament Evropian në miniaturë ku diskutohet për probleme dhe zgjidhje për çështjet më në zë aktualisht në Shqipëri dhe botë.

Tema e sesionit Tirana 2019 do të jetë “Duke bashkuar fuqinë dhe njerëzit.” Ajo mbështet individin e vlerësuar i aftë të krijojë inovacion përmes një pune të vazhdueshme.

ICTSlab dhe ICTAwards si dy nisma të cilat pjesë të misionit kanë mbështetjen dhe promovimin e inovacionit dhe kreativitetit janë partnerë të këtij aktiviteti.

EYP është një program unik edukimi, që drejtohet nga një rrjet organizatash të pavarura, jofitimprurëse të shpërndara në 40 vende të ndryshme të Evropës.

Sot EYP, me pothuajse 600 evente që organizohen çdo vit, ku përfshihen rreth 35000 pjesëmarrës, është një nga platformat më të mëdha evropiane për debatin politik, takimet ndërkulturore, edukimin qytetar evropian dhe shkëmbimin e ideve midis të rinjve në Evropë.

EYP ka hapur thirrjen për të gjithë që duan të bëhen pjesë e Tirana 2019. Të gjithë të interesuarit e moshave 15-25 vjeç mund të aplikojnë në këtë formular online.Aplikimet janë të hapura deri më datën 24 Shkurt.

Për më shumë informacion ndiqni European Youth Parliament Albania në rrjetin social Facebook. /PCWorld Albanian