Pas Bitcoin, nje cryptocurrency e re bëhet pjesë e tregut, ECO

Në një kohë kur revolucioni i cryptocurrency po arrin majat e tij, shumë kompani e sipërmarrës po lakmojnë të bëhen pjesë e kësaj loje, e cila është cilësuar si një minierë ari. Jo më larg se javën që kaloi, një nga themeluesit e Uber, prezantoi cryptocurrency më të re në treg, ECO. Garret Camp pretendon të jetë konkurent i drejpërdrejtë me Bitcoin.

Por si do të funksionojë Eco? E vështirë për ta besuar, por Eco premton të kursejë energji dhe të sigurojë stabilitetit e rrjetit online. Kjo monedhë elektronike do të përdoret për transaksione të thjeshta ditore si për shembull të paguash një birrë në club ose të paguash taksinë.

Si fillim do të krijohen 1 trilion monedha, shumë më shumë se 21 milion monedha Bitcoin që janë ekzistente sot. Kompania do të lancojë disa aplikacione në mbështetje të Eco. Monedha pritet të vihet në përdorim në fillim të vitit të ardhshëm.