Nokia dhe DoCoMo do të furnizojnë Tokion me 5G deri më 2020-ën

Sipas termave të marrëveshjes, DoCoMo do të ofrojë shërbim 5G në Tokio pikërisht gjatë lojërave Olimpike 2020.Rrjetet 5G mund të jenë më afër nga sa kemi menduar. Nokia lajmëroi një partneritet të ri me kompaninë Japoneze të telekomunikacionit NTT DoCoMo për të cilën do ta furnizojë me stacione radio 5G.

Kontrata është e para e këtij lloji dhe është e bazuar në standardet e reja radio.

Sipas termave të marrëveshjes, DoCoMo do të ofrojë shërbim 5G në Tokio pikërisht gjatë lojërave Olimpike 2020.

Sapo rrjeti të jetë implementuar në Tokio, 5G-ja do të zgjerohet në mbarë Japoninë.

Nokia dhe DoCoMo ka bashkëpunuar me sukses dhe në të kaluarën. Kompania teknologjike me seli në Finlandë ishte një prej furnizuesve kryesorë të kompanisë gjatë implementimit të 3G-së dhe 4G-së.

Që nga 2014-ta dy kompanitë kanë punuar në zhvillimin e 5G-së. DoCoMo shpreson se me implementimin e 5G-së do të ofrojë shërbime edhe për makinat me sistem vetëdrejtimit, për shtëpitë inteligjente dhe sektorin e biznesit.

Përveç DoCoMo edhe disa kompani Amerikane kanë filluar përpjekjet për zhvillimin e 5G-së. /PCWorld Albanian