Një gjykatë Gjermane thotë se grumbullimi i të dhënave të përdoruesve nga Facebook është i jashtligjshëm

Gjigandi i teknologjisë ruan informacionin që një person ka ndarë në profilin e tij dhe e përdor për reklamim.

Dështimi i Facebook për të lajmëruar përdoruesit se është duke grumbulluar të dhënat e tyre për reklamim është e jashtëligjshme thotë një gjykatë Gjermane.

Gjykata Rajonale e Berlinit vendosi se Facebook nuk ka marrë leje nga përdoruesit për shfrytëzimin e informacionit të tyre.

Vendimi është një fitore për Federatën e Konsumatorëve Gjermanë të cilët janë në një betejë me rrjetin social që nga 2015-a.

Gjigandi i teknologjisë ruan informacionin që një person ka ndarë në profilin e tij dhe e përdor për reklamim.

Facebook thotë se përdoruesit janë vënë në dijeni për informacioneve që grumbullon sipas termave dhe kushteteve të përcaktuara përpara regjistrimit në platformë.

Por gjykatësit arritën në përfundimin se pesë rregullat kryesore të privatësisë në rrjetin social binin ndesh me ligjin për mbrojtjen e konsumatorit.

Facebook tha se do të apelonte vendimin edhe pse disa aspekte të tij ishin në favor të rrjetit social.