Në Qershor flagshipi i radhës i LG

Ekrani HDR i Judy do të jetë masiv prej 6.1-inç me teknologjinë Full Vision 18:9. Kështu do të ishte 0.4-inç më i madh sesa modeli i kaluar.LG do të prezantojë një flagship të ridizajnuar në Qershor me emrin e koduar Judy raporton VentureBeat.

Prej kohësh LG ka lënë të kuptohet se një distancim nga një axhendë e parashikuar debutimi është i afërt. Tradicionalisht kompania prezanton seritë G në gjysmën e parë të vitit ndjekur nga seritë V në gjysmën e dytë.

Sipas Evan Blass, insajderi i njohur i cili ka hedhur dritë mbi shumë flagshipe në të kaluarën përpara se të debutonin, thotë se flagshipi i LG do të ketë procesor Qualcomm Snapdragon 845, 64GB memorie, 4GB RAM dhe bokse stereo “boombox”.

Krahas tyre telefoni vjen me ngarkim wireless, rezistencë ndaj ujit, pluhurit e madje përplasjeve.

Ekrani HDR i Judy do të jetë masiv prej 6.1-inç me teknologjinë Full Vision 18:9. Kështu do të ishte 0.4-inç më i madh sesa modeli i kaluar.

Sipas VB, paneli i ekranit do të ketë një shkëlqim prej 800-nit por konsumon 35% më pak energji sesa panelet standarde IPS. (Nit është njësi matëse e shkëlqimit. Një monitor me 300 nit ka fuqinë ndriçuese të 300 qirinjve në një metër katror.)

Për shembull, Apple thotë se iPhone X ka ekran me ndriçim prej 625 nit.

Së fundi, telefoni me emrin e koduar Judy do të ketë dy kamera të pasme 16 megapiksel me hapje f/1.6. sipas Blass, kamera do të pajisjet me inteligjencë artificiale. /PCWorld Albanian