Microsoft sjell bojën dixhitale për aplikacionin Mail

Insajderat e Windows që nga ky moment mund ta testojnë. Aplikacioni Mail tashmë përmban një shirit të ri vizatimi kur shkruani një e-mail të ri.Microsoft filloi ti kushtojë një rëndësi të veçantë bojës dixhitale në Windows 10 vetëm një vit pasi lançoi sistemin operativ.

Prodhuesi i softuerit shtoi Windows Ink në Përditësimin e Përvjetorit duke përmirësuar mbështetjen për lapsat stylus.

Gradualisht që nga ajo ditë Microsoft ka përmirësuar “bojën dixhitale” në Windows 10.

Së fundi Microsoft do të sjellë mbështetjen për lapsat stylus në aplikacionin Mail në Windows 10.

Insajderat e Windows që nga ky moment mund ta testojnë. Aplikacioni Mail tashmë përmban një shirit të ri vizatimi kur shkruani një e-mail të ri.

Mund të shkruani një e-mail të tërë me laps stylus dhe është diçka që i ka munguar Windows 10-ës për tre vite.

Opsionet janë të shumta dhe mbështetja pritet të debutojë në Shtator me përditësimin e ri madhor në Windows 10 quajtur Redstone 5.

Së bashku me bojën dixhitale për Mail, Microsoft sjell edhe SwiftKey për Windows 10.