Llogaritë e përdoruesve nën 13 vjeç do të mbyllen në Facebook dhe Instagram

Por tani e tutje do të mbyllë çdo llogari përdoruesish që moderatorët gjejnë pavarësisht nëse nuk janë raportuar.Instagram dhe Facebook pritet ti shpallin luftë përdoruesve të rrjeteve social respektive nën moshë.

Të dy platformat do të mbyllin të gjitha llogaritë e atyre përdoruesve që janë nën moshën 13 vjeç.

Deri më sot rrjeti social ka vepruar vetëm ndaj atyre llogarive që janë raportuar se përdoren nga individë të moshave të reja.

Por tani e tutje do të mbyllë çdo llogari përdoruesish që moderatorët gjejnë pavarësisht nëse nuk janë raportuar.

Ato llogari për të cilat ka dyshime do tu kërkohet të provojnë moshën e tyre përmes një ID apo një dokumenti të ngjashëm.

Kompania nuk ka vendosur një kriter të tillë gjatë regjistrimit të një llogari të re.