Ligji Evropian i privatësisë bllokon aksesin në mediat Amerikane të profilit të lartë

Me GDPR-në, qytetarët Evropian do të kenë më shumë akses dhe të drejta për mënyrën sesi të dhënat e tyre përdoren.Uebsajtet e disa prej mediave të profilit të lartë në Shtetet e Bashkuara janë bllokuar në Evropë pak ditë pasi hyri në fuqi ligjit GDPR i privatësisë.

The Chigaco Tribune dhe LA Times ishin në mesin e të prekurve ku pjesa më e madhe e përdoruesve të Evropian nuk mund të qaseshin në uebsajtet respektive.

Sakaq pak orë pasi General Data Protection Regulation (GDPR) hyri në fuqi, ankesa ndaj Google dhe Facebook mbërritën.

Me GDPR-në, qytetarët Evropian do të kenë më shumë akses dhe të drejta për mënyrën sesi të dhënat e tyre përdoren.

Ligji është një përpjekje e ligjvënësve Evropian për të kufizuar fuqitë e firmave të teknologjisë.

Nën rregullat e reja, kompanitë që funksionojnë në Evropë duhet ti nënshtrohen GDPR-së ose të përballen me gjoba të mëdha.

Media të tjera të cilave u janë bllokuar uebsajtet janë: New York Daily News, Orlando Sentinel dhe Baltimore Sun.