Kompanitë Kineze pushtojnë listën e markave më me vlerë në Azi

Sipas klasifikimit më të fundit të publikuar nga Kantar Millward Brown, 80% e markave në këtë listë janë kompani Kineze dhe pesë prej tyre teknologjike.Në betejën e markave, kompanitë teknologjike vijojnë dominimin e tyre. Kina dhe kompanitë e saj teknologjike janë forca kryesore Aziatike që gjeneron vlerë.

Sipas klasifikimit më të fundit të publikuar nga Kantar Millward Brown, 80% e markave në këtë listë janë kompani Kineze dhe pesë prej tyre teknologjike.

Tencent ishte marka më me vlerë në Azi. Gjigandi është lider për shërbimet e internetit në Kinë me një vlerë marke prej 179 miliardë dollarë. /PCWorld Albanian