Interneti që “Vodafone Albania” u shet shqiptarëve është “copë-copë” dhe mbaron shpejt, qyterarët: Latë nam, keni rritur çmimin me 30%

Qytetarët ankohen se kompania “Vodafone Albania” ka rritur çmimet e paketave të internetit dhe ka zvogëluar GB, çka edhe për klientët besnikë të kompanisë është diçka jo serioze që po rëndon xhepat e tyre.

Sipas tyre kompania celulare “Vodafone Albania” po abuzon në kurriz të konsumatorit shqiptar.
Vijojnë ankesat e shumta për abuzimet që kjo kompani celulare po bën në kurriz të klientëve të saj.
Ankesat e përdoruesve të “Vodafone Albania” po vërshojnë lumë në rrjete sociale, për paketat e internetit.

Ankesat e disa qytetarëve me ofertat e internetit:
Rregulloni ofertat vodafon ,politikat e rritjes se çmimeve dhe zvogëlim i GB nuk janë serioze. Pakënaqesi masive nga përdoruesit e Vodafon.

Një tjetër shkruan:
Po cne ju per aferta si nuk keni turp po e zhvatni kete popull me lezet kompani koti . Me 1200 lek 2 GB net dhe thoni kemi oferat turp ngrihuni o njeres kaloni ne kompani tjeter me e mir se kjo do jet

Kurse një tjetër shkruan:

Vodafon e kam patur per her. Po i ka prishur fare ofertat. Nuk ja vlen me ta mbash nr te kjo kompani. Edhe ne itali e kisha vodafon dhe e ktheva ne wind.

Ankesat vijojnë:
Më pare ne ofertat 5 mije lekshe keni dhene 2 G internet.Pastaj e hoqet internetin.
Une e kam fjalen per paketen mujore 5 mije lekshe e cila kishte 300 minuta kombetare dhe 2GB internet.Ndersa më vone internetin e hoqet.

Per mendimin tim duhet te mendoni edhe per standartin e Shqiperise.Do te ishte më mire që bashke me minutat te jepni edhe Internet ne paketen 5 mije lekshe.Duhet ti jepni më shume oferta klienteve.

Qytetarët ankohen edhe për cilësinë e shërbimit:
Lere mos e pyet…asnje link sme hapet…asnje lajm nuk lexoj…asgje si dikur 0 Facebook…(apo eshte akoma). Me rrofshin 1200 leket. Ik re së lat nam 12 mijlek per 2GB

Nuk dalin as Per fb. Keni rritur cmimet e ofertave me 30%. Kjo pune eshte bere maskarade. Ketu eshte oligopol i paster. Korruptoni nje grup leckamanesh me qindarka dhe rrjepni nje pupull te tere… 🙁 🙁 🙁

Zgjedhja e ofertave është çështje e konsumatorit, por ofrimi i informacionit të plotë mbi to është çështje e kompanive.