Intel dhe jo Broadcom mund të blejë Qualcomm

Në përgjigje, mund të bëjë një ofertë për të blerë Broadcom. Intel thuhet se po shqyrton blerjen që nga fundi i vitit të kaluar dhe po punon me këshilltarët.Intel është ndjerë i kërcënuar nga marrëveshja Broadcom-Qualcomm dhe mund të ndërhyjë, sipas Wall Street Journal.

Sipas një raporti, Intel, kompania më e madhe në botë e prodhimit të procesorëve desktop, po shqyrton një ofertë për Broadcom, një kompani që prodhon çipet për Wi-Fi dhe Bluetooth.

Journal tha se Intel ishte shqetësuar për fuqinë e një partneriteti mes Broadcom dhe Qualcomm.

Në përgjigje, mund të bëjë një ofertë për të blerë Broadcom. Intel thuhet se po shqyrton blerjen që nga fundi i vitit të kaluar dhe po punon me këshilltarët.

Por, duke cituar burime të paidentifikuara, u tha se një marrëveshje e tillë do të ishte “gjigande” dhe komplekse dhe nuk mund të ndodhë kurrë. Intel tha në një deklaratë se nuk komenton mbi thashethemet apo spekulimet lidhur me partneritetet.

“Thënë ndryshe, ne kemi bërë blerje të rëndësishme gjatë 30 muajve të fundit – duke përfshirë Mobileye dhe Altera – dhe fokusi ynë është në integrimin e këtyre blerjeve dhe t’i bëjmë të suksesshme për klientët dhe aksionarët tanë”, tha kompania.

Broadcom nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Broadcom, një krijues i çipeve të llojeve të ndryshme, nga modemët kabllorë deri te “set-top boxes”, njoftoi në Nëntor një ofertë prej 130 miliardë dollarë, për Qualcomm.

Qualcomm, refuzoi në Shkurt një ofertë prej 121 miliardë dollarëshe. Bisedimet u bënë edhe më kontraverse disa javë më vonë, kur Broadcom uli ofertën e blerjes për Qualcomm në rreth 117 miliardë dollarë, duke e bërë edhe më të keqe këtë ofertë të papërshtatshme. /PCWorld Albanian