ICTSmedia organizon tryezën e rrumbullakët “Growing Entrepreneurship in Central and South-East Europe”

Neulogy është pas nismave të njohura si Startup Awards SK dhe Neulogy Ventures. Startup Awards SK, aktiviteti simotër i Albanian ICT Awards, organizohet prej 7 vitesh në Sllovaki dhe cilësohet si “Oskari” i Startupeve.Ditën e Enjte më 28 Qershor shtëpia botuese ICTSmedia, organizatore e Albanian ICT Awards dhe publikuese e disa prej mediave më të njohura në fushën e teknologjisë në Shqipëri, organizon në Tiranë tryezën e rrumbullakët me temë: “Growing Entrepreneurship in Central and South-East Europe”.

Këtij takimi do ti bashkohen të ftuar special si, CEO i Neulogy, Peter Kolesar nga Sllovakia dhe përfaqësues të delegacionit Evropian në Shqipëri.

Një prej liderëve të Evropës Qendrore, Neulogy ofron këshillim për kërkim, zhvillim, komercializim dhe transferim të teknologjive.

Neulogy asiston në financimin e projekteve R&D dhe kompanive inovative në të gjitha fazat e zhvillimit nga sektorët privatë dhe publikë si dhe sipërmarrjeve.

Neulogy është pas nismave të njohura si Startup Awards SK dhe Neulogy Ventures.

Startup Awards SK, aktiviteti simotër i Albanian ICT Awards, organizohet prej 7 vitesh në Sllovaki dhe cilësohet si “Oskari” i Startupeve.

Në edicionin e 7-të mori pjesë një delegacion shqiptar me aktorë të rëndësishëm të ekosistemit të startupeve në një udhëtim tre ditor në Bratislavë, pjesë e të cilit ishte edhe vetë bashkëthemeluesi i Albanian ICT Awards Kushtrim Shala.

Aktiviteti organizohet pranë ambienteve të Microsoft dhe i dedikohet një audience të përzgjedhur ku nderojnë me pjesëmarrjen e tyre përfaqësues të delegacionit Evropian në Shqipëri.

Në këtë tryezë të rrumbullakët do të shkëmbehen diskutime dhe ide rreth sfidave me të cilat përballet inovacioni dhe komuniteti i startupeve në vend dhe rajon.

Pjesë e saj do të jenë përfaqësues nga ekosistemi i inovacionit në Shqipëri, përfaqësues të startupeve, kompanive si dhe të ftuar lokalë dhe të huaj nga ekosistemi i sipërmarrjeve.