Gjashtë variante të Apple Watch 4 çertifikohen zyrtarisht, lansohen së shpejti

Duket sikur linja e orëve të mençura Apple Watch 4 mund të arrijë në javët e ardhshme dhe një listë e fundit nga EEC (Komisioni Ekonomik Euroaziatik) sugjeron se do të vijë në gjashtë variante.

Kjo listë nuk e përmend Apple Watch si emër, por rreshton numrat e modeleve për gjashtë pajisje të panjohura elektronike të trupit.Këto numra të modeleve nuk janë parë më herët dhe thuhet se do të punojnë me watchOS 5, siç do të prisnim nga një Watch i ri nga Apple.

Lista nga EEC përfshin modelet A1975, A1976, A1977, A1978, A2007 dhe A2008.

Tani për tani, gjithçka që mund të bëjmë është të hamenësojmë se cilat mund të jenë gjashtë variantet, dhe ndërsa kjo mund të tingëllojë si shumë, është më pak se sa Apple aktualisht ofron në linjën e orëve të mençura.