GitHub goditet nga një sulm DDoS rekord prej 1.35 Terabajt

Kjo nuk është hera e parë që GitHub vihet në shënjestër, dhe besohet se qeveria Kineze fshihet pas të paktën pesë prej tyre. Sulmi më i fundit thuhet të ketë arritur një trafik prej 1.35 Terabajt.Në një kohë kur sulmet por edhe mbrojtjet kibernetike po sofistikohen, GitHub zbuloi se këtë javë kishte pësuar sulmin më të madh DDoS në histori.

DDoS – ose Distributed Denial of Service – është një sulm kibernetik i cili ka për qëllim rrëzimin e uebsajteve duke i bombarduar me trafik të lartë deri në atë masë sa infrastrukturat e tyre të mos r përballojnë.

Është një taktikë e zakonshme për të detyruar shërbimet të dalin offline.

Kjo nuk është hera e parë që GitHub vihet në shënjestër, dhe besohet se qeveria Kineze fshihet pas të paktën pesë prej tyre. Sulmi më i fundit thuhet të ketë arritur një trafik prej 1.35 Terabajt.

GitHub tha se sulmuesit kishin hakuar të ashtuquajturën “memcaching” një sistem memorie të performancës së lartë. Më pas ata kishin përdorur për të amplifikuar volumin e trafikut në drejtim të GitHub.

Sipas Wired, hakerët kishin amplifikuar me 50 herë trafikun.

GitHub kërkoi ndihmë nga Akamai Prolexic i cili me sukses devijoi trafikun. Pas tetë minutash sulmi DDoS ndaloi.

Në total GitHub ishte offline për 5 minuta. Shërbimi në fjalë është mjaft popullor në mesin e kompanive që ruajnë kodet e produkteve të tyre. /PCWorld Albanian