Foxconn blen Belkin, Linksys dhe Wemo

Belkin, me seli në Kaliforni, prej 35 vitesh ofron produkte dhe aksesorë kompjuterikë.Kompania Tajvaneze e njohur për prodhimin e iPhone, Foxconn, së shpejti do të njihet edhe si kompani e cila prodhon router dhe aksesorë kompjuterikë.

Një filial i Foxconn, Foxconn Interconnect Technology, lajmëroi ditën e sotme se do të blinte Belkin, një kompani e cila ka në pronësi Linksys dhe Wemo.

Belkin, me seli në Kaliforni, prej 35 vitesh ofron produkte dhe aksesorë kompjuterikë.

Në 2013-ën bleu Linksys, një tjetër kompani e shquar për prodhimin e routerave wireless.

Foxconn do të paguajë 866 milionë dollarë për të blerë Belkin.