Facebook dhe Twitter mbyllin dhjetëra faqe Ruse dhe Iraniane

Por si janë zbuluar llogaritë? Kompanitë e medias sociale kanë vepruar me mbështetjen e firmës së sigurisë kibernetike FireEye.Facebook dhe Twitter thanë se kanë mbyllur me qindra llogari të lidhura me Iranin dhe Rusinë.

Më shumë se 650 faqe në Facebook dhe 284 llogari në Twitter janë fshirë ditën e sotme.

Aksioni i Facebook dhe Twitter vjen vetëm një ditë pasi Microsoft tha se kishte parandaluar disa sulme kibernetike Ruse.

Por si janë zbuluar llogaritë? Kompanitë e medias sociale kanë vepruar me mbështetjen e firmës së sigurisë kibernetike FireEye.

Në mesin e faqeve të mbyllura nga Facebook, 76 ishin në Instagram. Disa prej tyre janë aktive që prej 2011-ës.

Ditën e hëne Microsoft tha se hakera të afërt me Kremlinin ishin përpjekur të vidhnin të dhëna nga disa organizata politike në SHBA.

Por gjigandi i softuerit tha se kishte parandaluar me sukses sulmet. Microsoft tha se pas tyre ishin grupi i hakerave Fancy Bear. /PCWorld Albanian