Dyfishohen aplikimet online për shërbimet tatimore

Shërbimet online janë konceptuar dhe ndërtuar në mënyrë të tillë që të jenë lehtësisht të përdorshme nga të gjithë pavarësisht ndryshimeve në gjini, grup moshë apo nivel arsimor.Përdorimi i shërbimit online për marrjen e shërbimeve tatimore nga qytetarët dhe tatimpaguesit është gati dy herë më i lartë se sa ato në sportele gjatë muajit dhjetor.

Sipas statistikave të bëra publike nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, gjatë muajit dhjetor kemi 45,593 aplikime për marrjen e shërbimeve përmes portalit e-albania ose 64 %, ndërsa në sportele janë kryer 25,616 aplikime ose 36% e totalit.

Në kuadër të përmirësimit në ofrimin e shërbimeve, për të sjellë shpejtësi, siguri dhe transparencë të procesit, shërbimet elektronike, e-shërbimet, janë një mënyrë e drejtpërdrejtë për të përmbushur detyrimet ligjore të taksapaguesve apo qytetarëve duke evituar kështu vonesat burokratike.

Prej periudhës së fillimit të aplikimit deri sot këto shërbime janë perfeksionuar dhe tashmë janë kthyer në një rutinë të përditshme në marrëdhëniet mes biznesit dhe administratës tatimore.

Shërbimet online janë konceptuar dhe ndërtuar në mënyrë të tillë që të jenë lehtësisht të përdorshme nga të gjithë pavarësisht ndryshimeve në gjini, grup moshë apo nivel arsimor.

Që prej 1 tetorit 2017 janë 13 dokumente që ofrohen tashmë online prej 1 tetorit. Vetëm përmes heqjes së detyrimit për dorëzimin e këtyre dokumenteve nga qytetarët dhe sipërmarrja, Ministria e Financave dhe Ekonomisë thotë se u kemi kursyer atyre rreth 598 mijë dokumente dhe 56 vite kohë pritje në radhë e sportele, në vetëm një vit.

Ndër dokumentat që mund të merren online janë certifikata e regjistrimit në QKB, përfshirë NIPT/NUIS, ekstrakti historik i kompanisë, vërtetim për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për tatimpaguesit dhe individët, për të ardhurat e realizuara në tre vitet e fundi për tender, për individë të paregjistruar, për përgjegjësinë tatimore, për pagimin e detyrimeve, për statusin e tatimpaguesit, për regjistrimin e investitorit tek Drejtoria Rajonale, etj.

Ndërsa brenda muajit janar qeveria premtoi se do të shtojë numrin e shërbimeve dhe pagesave online. /ATSH