BlackBerry të modifikuar po përdoren nga kartelët e drogës

Agjentët kanë zbuluar të paktën 20,000 telefonë me teknologjinë e Phantom Secure të cilët qarkullojnë në mbarë botën.Shefi ekzekutiv i një kompanie e cila ka krijuar telefonë super të sigurtë përdorur nga disa prej bandave kriminale më të rrezikshme në botë është arrestuar ditën e sotme.

Kompania Kanadeze Phanton Secure ka bërë “dhjetëra miliona dollarë” duke shitur telefonë BlackBerry të modifikuar tek karteli Sinaloa.

Kjo është hera e parë që autoritetet Amerikane marrin masa ndaj një kompanie e cila ka krijuar teknologji enkriptimi për kriminelët.

Depatamenti i Drejtësisë arrestoi Vicent Ramos në Seattle. Mbi të rëndojnë akuzat e bashkëpunimit në aktivitete kriminale si ajo e shpërndarjes së drogës.

Ky krim mund të dënohet me burgim të përjetshëm. Phantom Secure ka shitur telefonë me një abonim gjashtë mujor që fillonin nga 2,000 dollarë deri në 3,000 dollarë.

Agjentët kanë zbuluar të paktën 20,000 telefonë me teknologjinë e Phantom Secure të cilët qarkullojnë në mbarë botën.

Agjencitë ligj zbatuese kanë shprehur vazhdimisht shqetësime për forma e enkriptimit. Në 2016-ën Apple refuzoi ti ofronte akses FBI-së në një iPhone 5C me kyçur që i përkiste atentatorit të San Bernardinos.