Bitcoin ka “vdekur”

Bitcoin është përqafuar në masë dhe tani është gati të pranohet si formë pagese nga një numër i lartë organizatash dhe biznesesh.

Bitcoin ka vdekur, ose të paktën kështu na është thënë vazhdimisht. Është vrarë disa herë që kur lindi në Janar të 2009 si një projekt me burim të hapur nga një figurë misterioze.

Në 2010-ën Tim Harford u bë i pari i cili rrëzoi pretendimet e bitcoin me një artikull të quajtur “Pse Bitcoin nuk mund të jetë kurrë një monedhë.”

Atë kohë vlera e bitcoin ishte vetëm 0.23 dollarë. Një vit më pas kur vlera shënoi 7.80 dollarë, Gizmodo Australia shkruante: “Bitcoin po vdes.”

Dhe në Qershor të 2013-ës kur bitcoin ishte 111 dollarë, NYMag tha: Bitcoin drejt varrit. Tre muaj më pas kur çmimi i bitcoin kërceu mbi 600 dollarë, një postim në Medium thoshte: “Monedhat kriptografike kanë vdekur.”

Katër vite kaluan dhe në Shtator të 2017-ës kur çmimi i tij ishte 4,591 dollarë, Seeking Alpha shkruante “vdekja e Bitcoin.”

Më pas erdhi rritja shpërthyese e bitcoin. Më 18 Dhjetor arriti në 19,499 dollarë. Kur vlera ra në Janar, The Week shkruante “fundi i Bitcoin.”

Në të vërtetë bitcoin llogaritet të ketë vdekur plot 250 herë dhe vijon të vdesë edhe kësaj dite në median globale.

Pavarësisht suksesit që nuk ndalet, duhet thënë se gjëja më e mirë që mund të bëjmë është injorimi i titujve bombastik të lajmeve.

Bitcoin është përqafuar në masë dhe tani është gati të pranohet si formë pagese nga një numër i lartë organizatash dhe biznesesh.

Disa prej tyre janë Microsoft, Expedia, Bloomberg, Save the Children, Wikipedia, Virgin Galactic, Subway dhe Whole Foods.

Platforma globale e tregtimit dhe investimit eToro ka krijuar një video e cila përshkruan rrugëtimin pozitiv të bitcoin pavarësisht spekulimeve negative.

eToro me një numër prej 9 milion anëtarësh, krijon vazhdimisht video edukative për përdoruesit por nuk kanë munguar edhe artikujt udhëzues.

Ajo është një prej platformave ku përdoruesit mund të mësojnë me të vërtetë rreth bitcoin.