Bitcoin duhet të rregullohet thonë deputetët Britanikë

Asetet kriptografike nuk janë nën juridiksionin e autoriteteve financiare Britanike dhe ende nuk ka mekanizma formalë që kompensojnë investitorët në rast dëmi financiar.Bitcoin dhe monedhat e tjera kriptografike janë asete të cilat ekspozojnë investitorë përballë një numri të konsiderueshëm rreziqesh dhe duhet të rregullohen sa më parë u shprehë disa deputetë Britanikë ditën e Mërkure.

Gjatë një seance në parlament, Komiteti i Thesarit tha se kishte pasur disa raportime për disa konsumatorë të cilët e kishin gjetur veten të pambrojtur kur ishin përfshirë në skema mashtrimi.

Asetet kriptografike nuk janë nën juridiksionin e autoriteteve financiare Britanike dhe ende nuk ka mekanizma formalë që kompensojnë investitorët në rast dëmi financiar.

Në 2017-ën vlera e një bitcoin shkoi deri në 20,000 dollarë, një rritje me 900% që nga fillimi i vitit.

Ndërsa popullariteti filloi të binte nga fund i vitit të kaluar, çmimi i tij u tkurr dhe sot një bitcoin vlerësohet me 6,270 dollarë.

Kjo monedhë bën të mundur që të anashkalohen bankat dhe autoritetet financiare. Ka pasur zëra të ndryshëm në sulm por edhe mbrojtje të bitcoin.

Vitin e kaluar shefi ekzekutiv i bankës së njohur JP Morgan shprehej se bitcoin është mashtrim.