Bill Gates deklaron:Kripto-monedhat po shkaktojnë vdekjen!

Kripto-monedhat po vrasin çdo ditë njerëz në një mënyrë të drejtëpërdrejtë,por pak si të pakuptueshme, deklaroi themeluesi i Microsoft Bill Gates.

Ai po i referohej mënyrës se si monedhat dixhitale si Bitcoin përdoren për të blerë ilaçe si fentanil sintetik.

Bill Gates nënvizoi se anonimiteti i valutave dixhitale nënkupton se ato janë të lidhura me financimin e terrorizmit dhe pastrimin e parave.

Disa e kritikuan atë, duke thënë se ishte i keq-informuar për teknologjinë dixhitale.

I pyetur nga një përdorues për mendimin e tij mbi teknologjinë, Z. Gates u përgjigj: “Karakteristika kryesore e kripto-monedhave është anonimiteti i tyre, nuk mendoj se kjo është një gjë e mirë.”

“Tani për tani, kripto-monedhat përdoren për blerjen e fentanilit dhe ilaçeve të tjera, kështu që është një teknologji e rrallë që ka shkaktuar vdekjen në një mënyrë mjaft të drejtpërdrejtë. Mendoj që vala spekulative rreth ICO-ve [ofertat fillestare të monedhës] është shumë e rrezikshme për ata që shkojnë gjatë. ”

Microsoft gjithashtu është duke kërkuar të integrojë teknologjinë me bazë blockchain për verifikimin e identitetit dixhital.

Rritja e vlerës së kripto-monedhës ka bërë që qeveritë në mbarë botën të shohin më nga afër ndikimin e saj në ekonomi dhe jetën e qytetarëve.

Shqetësimi më i madh qëndron në lidhjet e kësaj teknologjie me sulmet kibernetike dhe përdorimi i paligjshëm për pastrimin e parave.